Mbledhja e PD, nesër depozitohet në Kuvend projektligji për TVSH-në, nga 20% në 6%

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së në selinë blu, mësohet se nesër do të depozitohet në Kuvend pr.ligji për TVSH, që nga 20% që është të ulet në 6%.

Depozitimin e këtij ligji në Kuvend e pati paralajmëruar më herët Basha, i cili thekson se varfëria ka prekur 97 për qind të shqiptarëve dhe për këtë arsye, PD do të depozitojë në kohën më të shkurtër të mundshme propozimin për të vendosur uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar, mbi mallrat e shportës ushqimore nga 20, në 6%”.

”Nuk e kam fjalën thjesht për shportën ushqimore në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të gjithë ato mallra të cilat afektojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Ky nuk është thjesht një propozim politik, ky është një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit të cilët sot janë në nevojë ekstreme”, tha Basha.

SHKARKO APP