Mbledhja e Ramës me ministrat, 4 grupe paraqesin analizat e tyre

2023 nis menjëherë me punë për qeverinë ”Rama 3”. Pasditen e kësaj të mërkure kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat në një takim informal tek “Vila 30”.

Janë 4 grupe që paraqesin analizat e tyre. Kurse të enjten do të përfundojnë raportimin Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes dhe më pas drejtuesit e qarqeve. Grupi i parë është i ekonomisë ku janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Turizmit, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sipërmarrjes.

Në fund të çdo grupi ndërhyn kryeministri Rama me të gjitha ato konkluzionet dhe porositë që ai ka për të dhënë për ministrat përkatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër do të jetë grupi i mbrojtjes dhe diplomacisë, pra Ministria e Jashtme dhe e Mbrojtjes, ku ministrat do të bëjnë analizën e dikastereve të tyre dhe do ta përmbylli ministria e Financave. Mbledhja përfundon me një drekë dhe një analizë të drejtuesve të qarqeve këtu në “Vilën 30”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?