Mbledhjen në Komisionin TIMS deputetët e kthejnë në show/ Salianji: Shyqyr që fole shkurt se do na shkatërroje së qeshuri…

Mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, po kthehet në një show nga ana e deputetëve. Debati po zhvillohet lidhur me raportet, ku sipas opozitës, mazhoranca nëse ka raportin e saj lidhur me hetimin, atëherë ajo duhet ta paraqesë atë.

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka kërkuar zbatimin e ligjit, ndërsa u shpreh se në mbledhjen e kaluar, u ra dakort se raporti do të hartohej nga grupi i eskpertëve që ka asistuar hetimin parlamentar.

Kurse deputeti socialist, Xhemal Qefalia, tha se komisioni duhet të njihet me raportin, më pas të hidhet në votim dhe nëse nuk arrihet në konsensus, atëherë të vijojmë me qëndrimet e tjera. ”Bëre mirë që the do flas shkurt, se ndryshe do na shkatërroje fare me ato që the”, iu drejtua Salianji, duke ironizuar socialistin.

SHKARKO APP