Mblidhet Asambleja e PS-së, Rama: Nesër publikojmë të dhënat e Këshillimit Kombëtar
Mblidhet Asmbleja e PS-së. Përveç kryeministrit Edi Rama, sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe sekretarit organizativ Blendi Klosi, pjesa tjetër e socialistëve do të marrin pjesë online. Rama tha se nesër publikohen të dhënat e Këshillimit Kombëtar, ku shqiptarët janë pyetur për një sërë çështjes, mes tyre edhe legalizimi i kanabisit mjekësor, ”Open Balkan” etj.
“Shqipëria, rajoni dhe natyrisht marrëdhëniet tona me Evropën, tek tema e energjisë që sot ka një rëndësi edhe më të veçantë sesa në të përditshmen e vet, së bashku me mjedisin dhe me lëvizshmërinë dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit. Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarët e Kryesisë së PS-së së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar. Rezultatet e Këshillimit Kombëtar do të publikohen nesër dhe përbëjnë një arsye shumë të fortë për tu trajtuar”, tha Rama.
Tre ditë më pas do të mbahet Kongresi i PS, për të diskutuar dhe prezantuar ndryshimet e statutit, të cilat do të miratohen më 9 prill. Një tjetër cështja e cila pritet të parashtrohet është edhe shkarkimi i 61 kryetarëve të degëve të PS, për të rizgjedhur në mënyrë demokratike të kryetarët e rinj. Kjo procedurë pritet të mbahet nga 1 maj-15 qershor.