Mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u mblodh mëngjesin e së martës për të vendosur për mënyrën se si do të vijojë gara për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Mungesa e kandidaturave mund të rrezikojë ngritjen e këtyre institucioneve edhe për disa kohë. Që të zgjidhet Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhen 5 kandidatë në garë, ndërkohë që deri tani janë kualifikuar tre dhe sot diskutohet për të katërtin. Po ashtu sot bëhet më e qartë nëse rrezikohet plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë.