Mblidhet komisioni i Reformës, PD kundër rolit në ligj të DSIK dhe ILDKP

Është parashikuar që sot në orën 11:00,  të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, e ku do të diskutohen një sërë ligjesh, si ai për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Partia Demokratike prej kohësh ka pohuar se ka gati opinion e saj, të cilin do ta paraqesë  në Komision Nënkryetari  Oerd Bylykbashi. Burime pohojnë se ekspertë të opozitës e shohin jo të përshtatshëm dhe problematik në ligj,  rolin e Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive.  Po të njëjtat burime, thanë se këto dy institucione duhet të kenë vetëm rol informues dhe jo hetues në proces sikundër parashikohet.

Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar  dhe ILDKP, sipas demokratëve  janë dy institucione që kanë dështuar të ushtrojnë detyrat e tyre si dhe janë nën influencë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertët demokratë mendojnë  se çështja e hetimit nga faza e parë deri në vendimmarrje duhet t’i përkasë organeve  të reja të rivlerësimit pasi siç argumentojnë  është e pamundur që e njëjta strukturë me të njëjtën përbërje dhe mënyrë  funksionimi, me të njëjtën varësi apo pavarësi nga politika do mund të përforcojë ndryshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ndryshimet kushtetuese të miratuara me konsensus, është parashikuar që ky proces të jetë për një afat 5 vjeçar, kjo është një tjetër pikë që ka debat.

Lidhur me nenin 34 i projektligjit që lidhet me standardet e kontrollit të figurës së  gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili është në procesin e rivlerësimit cilëson si rrethanë ndaluese dhe kur  subjekti është fotografuar, ose kur një dëshmitar përshkruan një takim me një person të përfshirë në krimin e organizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?