Mblidhet Kuvendi. Ja çfarë pritet të ndodhë sot në seancën plenare

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të enjte, ku do të diskutohetn një sërë çështjesh. Në rend dite, është parashikuar interpelancë me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, kërkuar nga deputeti i PD, Fredinand Xhaferraj.

Gjithashtu, pritet të hidhet për votim projektligji për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Po ashtu, në rend dite është parashikuar projektligji për miratimin e buxhetit faktit të vitit 2020 dhe projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor të kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. Koha e mbetur më pas do të jetë në dispozicion për diskutime jashtë rendit të ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?