“Mblidhni vota në favor të PS ose suksese në jetë”, Belind Këlliçi denoncon ish-deputeten e PS

Kreu i FRPD-së, njëkohësisht edhe drejtuesi politik në disa zona në Tiranë, ka denoncuar ish-deputeten e PS dhe aktualisht drejtoreshë e Zyrës vendore Arsimore në Tiranë, Erjeta Allhysa. Këlliçi në postimin  në Facebook shkruan se Allhysa ka mbledhur me urgjencë në Ndroq drejtorët e shkollave të qarkut Tiranë.

“Mblidhni vota në favor të PS ose suksese në jetë”. Erjeta Allhysa, mos u bëj kamikaze nga dëshpërimi! I mbyturi do ju marrë me vete. Shkolla është vatër dijesh, jo qendër rekrutimi kamikazësh! Politika duhet t’i përulet shkollës dhe jo e kundërta”, shkruan në postim e tij kreu i FRPD.

Postimi i plotë:

Erjeta Allhysa, ish deputete e PS dhe aktualisht drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Tiranë, ka mbledhur me urgjencë në Ndroq drejtorët e shkollave të qarkut Tiranë. “Mblidhni vota në favor të PS ose suksese në jetë”.
Erjeta Allhysa, mos u bëj kamikaze nga dëshpërimi! I mbyturi do ju marrë me vete.
Shkolla është vatër dijesh, jo qendër rekrutimi kamikazësh! Politika duhet t’i përulet shkollës dhe jo e kundërta.
Edhe 31 ditë dhe në shkollat tona do të valëvitet vetëm flamuri kombëtar!
Shkolla do të çlirohet nga edukimi i militantizmit dhe i heshtjes ndaj padrejtësive.
Modeli Allhysa thyhet më 25 prill!

SHKARKO APP