“Mbreti po vdes”, ndiqet nga Lulzim Basha. Statusi i tij me shumë kuptime!

Lulzim Basha ka postuar këtë të dielë vonë një status për “Mbreti po vdes”.

Ai shkruan në facebook: “Bashkë me Aurelën ndoqëm me shumë kënaqësi shfaqjen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve, nën drejtimin plot përvojë të regjizorit Armand Bora.

Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Përgëzimet më të sinqerta të gjithë trupës”.

Duket sikur Basha shikon tjetër dramë, atë politike, ku “mbreti” Berisha po “vdes” politikisht.

Ndaj i ka pëlqyer drama me këtë titull Bashës dhe bashkëshortes së tij.

 

SHKARKO APP