Mbyllet protesta e radhës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, lëndohet një polic
Protestuesit i kanë vendosur flakën gomave para Bashkisë Tiranë gjatë tubimit të opozitës para institucionit. Zjarri është shuar nga efektivët që qëndrojnë të rreshtuar para godinës së Bashkisë për të mos lejuar protestuesit t’i afrohen institucionit.

Protestuesit nuk kanë kursyer as sulmet ndaj efektivëve të policisë, ku i kanë qëlluar me vezë dhe sende të forta. Një polic ka mbetur i plagosur në kokë.

Protestuesit kanë shkulur edhe gardhin metalik, ndërsa kanë hedhur sende të forta drejt policisë. Efektivët janë përgjigjur me spraj lotësjellës.
Mes të lënduarve nga sulmi i policisë me spraj dhe pluhur, është sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe protestues të tjerë që i janë bashkuar protestës. Mësohet se protesta e radhës është njoftuar se do të mbahet të mërkurën, në orën 11:00.

KOHA JONË SONDAZH

