”McGonigal”/ Basha thyen heshtjen: Janë paguar para për të hedhur shpifje ndaj meje
Dosja ”McGonigal” për Lulzim Bashën tregon edhe një herë sesi segmente të politikës shqiptare paguajnë për të përbaltur kundërshtarin politik për të çimentuar pushtetin e tyre politik, duke iu bashkuar akuzave të opozitës drejt kryeministrit Edi Rama.
“Kjo është një pikë e sqaruar. Si në rastin ”McGonigal” balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”,-tha Basha.
Ai u shpreh se raporti i Dick Marty është hedhur poshtë pas hetimeve dhe në këto hetime është bërë e qartë se personazheve kryesorë që i është hedhur emri im kanë thënë që jo.
“Shpifjen e fundit e ka hedhur vetë Dashamir Peza në lidhje me këtë çështje. Janë provuar si gënjeshtra me këmbë shumë të shkurtra. Unë nuk e përjetoj personalisht këtë çështje. Asgjë nga lojërat e vogla, meskine të autoktratëve të Ballkanit nuk më bën përshtypje. Pas kaq e kaq vitesh nga rënia e diktaturës disa figura kryesore nuk heqin dorë nga skemat e diktaturës, siç është edhe rasti i fundit që e ka marrë vesh e gjithë bota dhe çdo shqiptar”, tha ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha për ”Report TV”.