Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:31 Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City Fabio Cannavaro, ish-futbollist i Napolit dhe trajner i Uzbekistanit, i kërkon Napolit guxim dhe intensitet për ndeshjen me Manchester City, ndërsa i dërgon një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me 11 Maj do flitet ndryshe me Kryeministrin

Editorial
E premte, 24 Shtator 2021 21:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita ka vendosur që më 11 maj të zhvillohet protesta e radhës kombëtare kundër qeverisë “Rama”. Vendimi u bë publik pas takimit që kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi me kolegjin e kryetarëve të kësaj partie. Ashtu si në protestën e fundit, tubimi masiv i opozitës do të zhvillohet në orët e mbrëmjes, në 18:30. Protesta e 11 majit është e 10-ta masive që opozita organizon që nga djegia e mandateve në muajin shkurt. Tubimi i kësaj radhe pritet të jetë edhe më masiv dhe i tensionuar për shkak të situatës politike që duket ende shumë larg zgjidhjes. Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me krerët e degëve, Lulzim Basha ka folur për protestë masive, e cila është pjesë e projektit për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve lokale, derisa kryeministri Edi Rama të pranojë kushtet e opozitës. Kryedemokrati  u shpreh se mesazhi i protestës është se me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje. Basha ka dhënë dhe një përgjigje indirekte për kritikat që ka marrë opozita për protestat e tensionuara në Tiranë, duke u shprehur se për situatën ku ndodhet vendi përgjegjësia është e Edi Ramës. “Kolegji i Kryetarëve ka vendosur për mbajtjen e protestës kombëtare të 11 majit si “një përballje popullore për të treguar se shqiptarët refuzojnë kategorikisht të vidhen dhe të qeverisen nga krimi. Fatura do të jetë vetëm e Edi Ramës”,- është shprehur Basha.

Në dy muaj e gjysmë që ka nisur aksioni opozitar, me djegien e mandateve si akt distancues me Qeverinë dhe Parlamentin aktual, mazhoranca nuk ka bërë asnjë lëshim. Përkundrazi, që nga muaji shkurt situata politike është përkeqësuar me kontributin personal të kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë jo vetëm nuk ka pranuar asnjë kërkesë të opozitës, por së fundmi ka marrë seriozisht planin për asgjësimin e saj duke deklaruar se do të hyjë në zgjedhje me parti që ose janë të papërfillshme, ose i ka krijuar vetë PS-ja, në emergjencë, duke i servirur si të djathta. Ndaj protesta e radhës e opozitës nuk është një tubim i zakonshëm, por edhe një reagim për projektin e Ramës që synon zhvillimin e zgjedhjeve fasadë dhe me partiza që nuk përfaqësojnë realisht as një për qind të elektoratit. Teksa opozita paralajmëron protestën e radhës, koha e afatit kushtetues për zgjedhjet e 30 qershorit po afron. Opozita dhe qytetarët po kuptojnë se tubimet, pavarësisht numrit jashtëzakonisht të madh të qytetarëve nuk po japin efekt përballë një kryeministri që e ka ndarë mendjen të hyjë në zgjedhje i vetëm. Ndaj, ndryshe nga herët e tjera, protestat e opozitës ndodhen dhe përballë presionit të fortë qytetar për të dhënë një mesazh më radikal ndaj kreut të qeverisë. Historia me protestat masive popullore që kërkojnë largimin e Qeverisë, ndërsa kryeministri u përgjigjet me dhunë e gaz lotsjellës nuk mund të vazhdojnë pa fund. Me 11 maj skenari opozitar është që dhunës  së policisë t’i përgjigjen me të njëjtën mënyrë: me sulm.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qëllimi i protestave është që t’i tregojë Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve se shumica e shqiptarëve duan ndryshim dhe zgjedhje të parakohshme. Përderisa ky mesazh paqësor nuk konsiderohet si problem real për qeverinë, atëherë është koha që qytetarët të flasin me qeverinë me gjuhën që kjo e fundit kupton e cila do jetë forca. Në radhët e opozitës, jo pak zëra kanë nisur të flasin për radikalizim të protestave, jo si dëshirë, por si detyrim që vjen nga qëndrimi i qeverisë dhe dhuna policore. Kreu i Partisë Republikane Famir Mediu deklaroi se reagimi qytetar ndaj qeverisë duhet të kalojë në një tjetër stad, duke nënkuptuar radikalizmin e saj. Në takimin e krerëve të PD me Lulzim Bashën është diskutuar dhe nisja e tubimeve masive në qytetet të tjera të vendit, para protestës së 11 majit. Ndërkohë sfida kryesore është vendosur në 11 maj dhe mënyra se si do të organizohet ky tubim nga ana e opozitës do të përcaktojë dhe fatin e mëtejshëm të zhvillimeve politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një gjë mbetet e sigurtë, që protesta e 11 majit nuk do jetë si protestat e tjera.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 4 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 5 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 10 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?
Para 13 minutash

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.