“Më 2 mars në shesh”, Presidenti Meta: Mirënjohje për kompozitorin e madh e reformatorin e PS, Limoz Dizdari

Presidenti i vendit, Ilir Meta, i shpreh mirënjohjen e tij kompozitorit të madh Limoz Dizdari për solidaritetin e tij me kauzën mbarëkombëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se Dizdari është një artist i madh, dhe një prej reformatorëve të PS me kontribute historike se Kushtetuta e 1998, që Presidenti Meta e konsideron si një nga më demokratiket në Europë.

Në vijim potimi i plotë i Kreut të Shtetit

Një mirënjohje e zjarrtë i shkon sot kompozitorit tonë të madh Limoz Dizdari, për solidaritetin e tij me kauzën mbarëkombëtare për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë.
Aq më tepër kur vjen nga një artist i madh me kontribute të spikatura publike, dhe nga një prej reformatorëve të Partisë Socialiste me kontribute historike, që me vizionin e tyre e bënë Shqipërinë me një nga Kushtetutat më demokratike në Europë.
Ja si e bënin Kushtetutën socialistët e ndershëm e patriotë ne vitin 1998. Ndërsa sot shkelet e përdhoset me pabesi dhe poshtërsi ndaj sovranit që e votoi më 22 nëntor 1998 me Referendum.
Faleminderit Profesor Limozi!
Jam shumë herë më i bindur në drejtësinë e kauzës tonë të përbashkët!

SHKARKO APP