Më 26 qershor Rama niset drejt Brukselit, do të takohet me Presidentin e Këshillit Europian
Të hënën (26 qershor), kryeministri Edi Rama do të fluturojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Takimi pritet të mbahet në orën 12:00. Ai është njoftuar vetë nga zyra e shtypit e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian.
Kurse sot Rama gjatë konferencës me gazetarët, tregoi që për letrën drejtuar Macron dhe Scholz për të ulur në tryezë Kurti-Vuçiç ka vënë në dijeni edhe Michel.