Më 3 maj, ditën e gazetarëve, Jetona Koçibelli ekspozitë në kryeministri, “BACKSTAGE SHOW”

Jetona Koçibelli, gazetare e njohur e kulturës, ka organizuar hapjen e një ekspozite me emrin ““BACKSTAGE SHOW”.

Ajo shkruan në postimin e saj:

Jam shumë e lumtur t’ju mirëpres në ekspozitën time të rradhës “BACKSTAGE SHOW”

📰 #Liria e #medias është një postulat universal, por vetëm në botën demokratike ka vlerë! Sa më shumë demokraci të ketë një shoqëri, aq më shumë liri do ketë dhe media! Pra, edhe media, është produkt i shoqërisë! Si të jetë shoqëria, atë fytyrë ka dhe media! 📺 Nisur nga episodet e shumta dhe jo vetëm, dilema është kjo: a është në të vërtetë demokratike shoqëria jonë, sistemi ynë?

📝 Në kronologjinë historike lind pyetja: A ishte demokratik apo çfarë sistemi kishte Shqipëria pas shëmbjes së regjimit komunist, kur filloi persekutimi e lincimi i gazetarëve të opozitar?

#BACKSTAGESHOW quhet ekspozita e rradhës që unë kuroj në Qendrën për Hapje dhe Dialog, e cila për publikun çel dilemen nëse: Liria është një nocion gjeneralist! Sot kemi liri të shfrenuar falë epokës digjitale, ku kemi zëvendësuar paradoksalisht parrullën komuniste “Gjithë populli ushtar” me parrullën demokratike “Gjithë populli gazetar”.

📍 Hapur për publikun: COD | Biblioteka e Kryeministrisë

🗓️ 4 deri 9 maj 2024 në oraret 9:30-14:00 edhe 17:30-20:30

SHKARKO APP