“Me asnjë vend tjetër”, Kryeministri Rama: Marrëveshja për emigrantët është ekskluzive vetëm për Italinë

Shqipëria e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj.

Ky qëndrim i prerë u ripërsërit nga kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euronews, ndërsa tha se marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive vetëm më Italinë”.

Një përgjigje e tillë e kryeministrit shqiptar vjen disa ditë pasi kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?