Rama reklamon, Meta mbyllet brenda!
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga lungomare e re e Sarandës.
Në një postim në ‘Facebook’ kreu i qeverisë iu ka uruar qytetarëve një fundjave të qetë me pamjet nga qyteti bregdetar.
“MIRËMËNGJES
dhe me Sarandën që këtë sezon është më e bukur se asnjëherë tjetër, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Pak muaj më parë ishte Presidenti Meta që ngjitej malëve apo hidhej me not në det duke postuar bukuritë e Shqipërisë, ndërsa tani Edi Rama po merr “monopolin” e reklamimit të bukurive të Shqipërisë.
Tani Ilir Meta duket si një “president gjerman” dhe del rrallë në publik, aqsa i ka marrë malli fansat e tij që ta shikojnë duke vrapuar nëpër kodra e male, si dikur.
Kohë të çmendura po mbërrijnë!-thotë një analist- E mbyllen brenda edhe Presidentin!
Ndërkohë ka filluar Taulant Balla të reklamojë bukuritë e vendit, kurse Basha po merret me heshtjen e tij se si ta menaxhojë e të mos flasë për betejën Berisha-SHBA.
Nga LSI, flet vetëm Petrit Vasili.
Banori VIP i Surrelit shikon nga lart dhe qesh.
Ish-kryeministri Berisha ka marrë malet drejt Drinit të Bardhë, kurse në Tiranë ka mbërritur nga Tokoi e Japonisë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe po merret me vaksinimin.
Nga zona e burgut të Tiranës, SPAK-u është në punë 24 orë!
Të gjithë kanë zagushi, vapë e madhe jashtë nëpër Shqipëri, ndërsa qelitë e reja po pajisen me kondicionerë për ato që duan fresk…
KOHA JONË SONDAZH

