Me gjelin në sfond, Rama lëshon një mesazh të fortë ndaj shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka respektuar vetë rregullat e vëna nga ai. Kreu i qeverisë ka dhënë një mesazh nga shtëpia e tij në Surrel përmes rrjetit social facebook. I veshur me një bluze të zezë dhe nën melodinë e këngës së gjelit në sfond, Rama theksoi faktin se lufta me koronavirusin sapo ka filluar dhe shtetrrethimi është një ndër masat e marra për ta fituar atë.

”Deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë se të tjerët dmth fare pak rregullin e lëvizjes me makinë. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sa do të zgjasë, por nuk do të jetë një histori shumë e shkurtër. Më shani dhe mallkoni nuk ka ansjë problem, por masat do të përshakallëzohen bashkë me ndëshkimet. Kush shkel rregullin, mund të humbasë patentën përfundimisht dhe të ndalohet për disa vjet për të hyrë në kurs për ta marrë. Ka një sërë saksionesh të reja që po përgatitet për të përballuar dezertorët e mundshëm dhe të kujojmë se mund t’ja hedhin duke shkelur rregullat. Le t’i gëzohemi manifestimit, të bashkuar në një qëllim si kurrë më parë me njëri-tjetrin. Ju përqafoj nga larg dhe mos harroni këshillat”.

SHKARKO APP