
Partia Demokratike ka nisur mitingun përmbyllës në qytetin e Tiranës nën tingujt e himnit kombëtar të kënduar nga tenori Kastriot Tusha. Siç shikohet nga pamjet, me mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin Nënë Tereza në mbështetje të Partisë Demokratike.
Gjithashtu sheshi është i rrethuar nga automjete të shumta.









