Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me SHBA apo kundër tyre, kjo është çështja

Politikë E mërkurë, 6 Tetor 2021 09:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

“Foltorja” e Sali Berishës ka krijuar trazim brenda Partisë Demokratike. Gjuha e përdorur prej tij, ende më tepër. Me fjalorin e ndezur metaforash të njohura prej 30 vitesh e kusur sa herë një “armik i ri” shfaqej në kufijtë e , nuk ka risi. Doktor Berisha po gatuan fabulën e re të një kronike të vjetër. Prej tri javësh po gjuan bojë të zezë mbi portretin e Lulzim Bashës, i cili ende po hesht mbase ngarkuar me skrupuj apo dhembje, me këshilla a strategji, veç ai e di. Në vetvete, kjo që po ndodh në thelb po i ikën problemit real, duke e spostuar debatin mbi një terren, në të cilin nuk janë rritur arsyet e shpalljes non grata të Sali Berishës.

Departamenti i Shtetit ka bërë një përkufizim dhe një motivim për vendimin e vet, të cilin e ka dërguar në Shqipëri për zbatim, prerë e qartë. Ata nuk kanë kërkuar negociata apo bisedime. Një afat po, pas të cilit mëria amerikane do derdhej si llavë mbi PD-në. Po kaq kanë refuzuar çdo aludim se ata po dëmtojnë demokracinë e brendshme. Për këtë nuk flitet nëpër “Foltore”. E gjithë pleudaria e liderit historik është përqendruar te gabimet e supozuara apo të vërteta të Bashës në këto tetë vite. Ndonëse Berisha gjatë atyre viteve shfaqej si mentori, mbështetësi dhe promovuesi kryesor i Lulzim Bashës. Befas, Basha u shndërrua në prenë që i hidhet masës së zemëruar nga mosardhja në pushtet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga pikëpamja morale e etike, shpërthimi i tanishëm nuk bind nëse bazën mbështetëse e kërkon nga historia, siç Doktori po vepron. E kaluara rimerret si justifikim për të përligjur zemërimin që ka shkaktuar mbi të akti i pezullimit nga grupi parlamentar. Në plan personal e kam parë gjithmonë me respekt Sali Berishën, një personalitet epik që hyn dhe del nga historia me betejë. Gjithmonë ka një kohë për të mbjelle e një për të korrur, një ditë kur hyn dhe një qe del. Mendoni nëse ai largohej në qershorin e 2013, sa do ishte rritur figura e tij nga shkulmat e nostalgjisë për fitoret dhe karizmin. Nëse nuk kandidonte në vitin 2017 apo tërhiqej në vitin 2021, ndoshta jo krejt njësoj, por prapë sentimentalizmi do ta rrethonte.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe kur u shpall non grata duke e ditur presionin shtypës nga vinte mandata, atij do t’i kishte hije viktimizimi, ikja si martir nga një betejë e pabarabartë. Por jo, zgjodhi rruge tjetër. Hyri si liberator prijës i lëvizjes më të bukur të shekullit të shqiptarëve, duke u përballur me regjimin më të egër, tani ai ka vendosur të dalë duke i shpallur betejë krijesës së vet e sidomos aleancës së PD me SHBA, pa ia pohuar këtë vetes në subkoshiencë. Sali Berisha është një politikan i sofistikuar dhe ai e di shumë mirë çfarë do të thotë të jesh nën tehun e superfuqisë demokratike të botës.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Në optiken time modeste, PD nuk kishte më këllqe e as shpinë për ta mbajtur barrën e konfliktit, ndonëse kam besuar e besoj se Sali Berisha ka qenë dhe është një udhëheqës proamerikan. Por SHBA nuk mendon kështu sot dhe ndaj tij ka marrë një masë ekstreme, një realitet që nuk shmanget, nuk i ikën dot dhe nuk bën finta sikur nuk ekziston. Nuk mund të bënte sikur as Basha teksa sikur bëjnë të gjithë ata që ia ushqejnë zemërimin të pakurajë për të analizuar vendimin e SHBA. Asnjë prej tyre nuk e bën, por merren me Bashën dhe problemet në PD, probleme që edhe ekzistojnë me shumicë e që një pjesë janë trashëgimi e Berishizmit si mendësi, e të gjithë atyre që nuk patën kurrë kurajë ta kundërshtonin Doktorin për asgjë e madje as Bashën, derisa nuk i bëri pjesë të projektit të vet.

PD ka nevojë për shumëçka për më pak servilë të kryetarit në çdo kohë, që vetëm politika i nxjerr nga anonimiteti për pak kohë, për personalitete të forta, për rindërtim a rithemelim, për debat që sheh lart dhe jo poshtë, për hapje e platforma për kuvende e komunikim, por jo nën siglën e konfliktit me SHBA. Kur Mark Marku tha disa të vërteta tronditëse, të gjithë heshtën. Edhe Sali Berisha heshti. PD dhe në çdo parti shqiptare, çdokush sapo hyn e sheh veten si të përjetshëm dhe konformohet deri në pështirje në këtë kontekst. Pastaj në pushtet fillojnë e mendojnë se janë vërtet të përjetshëm, gjeni, zotërues të racionalitetit suprem ndaj të përjetshëm. Mjafton të këqyrim Edi Ramën dhe karvanin e tij. Një ditë, kur dikush i heq me të drejtë apo të padrejtë idhnohen si Zeusi i tradhtuar.

Nga respekti për Sali Berishën edhe mund të heshtja siç bëjnë disa kolegë të mi, t’i shkoje në zyrë atij dhe t’i betohesh për besnikëri e më pas të qaja para Lulzim Bashës për të njëjtin motiv, por pikërisht nga respekti vendosa të flas dhe të mbaj qëndrim se një gjë e madhe është në diskutim, marrëdhënia me SHBA-të, pro apo kundër tyre. Ndonëse me syrin e përskuqur nga zemërimi, m’u turrën me të shara e tallje disa, e përsëris, nëse do të triumfonte (megjithëse e shoh të pamundur) perspektiva antiamerikane e Foltores, unë, një njeri i zakonshëm i këtij vendi, e shoh veten jashtë PD-së. Në anët e mia, në racen time e presin Amerikën qysh më 29 nëntor 1944 si iluzion dhe si realitet, si vegim e si mundësi për vendin tonë. E pranoj sulmin e sovranistëve në emër të miqësisë me Amerikën, kaq të domosdoshme e jetike në hullitë që po hyn njerëzimi e kombi ynë. Panorama

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 1 minute

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 8 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 8 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 9 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.