Me shpejtësi deri në 167 km/h dhe të dehur, policia ndëshkon 26 shoferë, 4 prej tyre arrestohen

Policia Rrugore e Tiranës njofton se ka shtuar masat për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Kontroll me radar dhe drager, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara, e cila cënon rëndë sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës shkruan Policia.

Sipas Policisë, gjatë një vëzhgimi vetëm prej 5 orësh në aksin Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 14 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 139 km/h – 167 km/h. Sakaq, janë arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur në rrugë të ndryshme të kryeqytetit dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu nga kontrollet e patrullave të lëvizshme duke kryer alkooltestues janë pezulluar dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, përveç kontrolleve dhe masa administrativë, Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?