“Më të mirë se ne nuk ka”, Rama: Jemi forca që qeveris dhe që do të qeverisë

Në një konferencë nga selia e PS, kryeministri Edi Rama, në vigjilje të asaj që ai e quajti “Formacioni i Kombëtares për ndeshjen e 25 Prillit”, u shpreh se skuadra nuk është krijuar thjesht për të fituar zgjedhjet por për të garantuar qeverisjen e vendit në vijim.

Sipas tij, PS nuk është më e mira por më të mirë se ajo nuk ka.

“Ne jemi sot në krye të konkurrencës politike dhe mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve. Nuk jemi as pa të meta, as nuk jemi pa gabime, as nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Sepse askush më mirë se ne nuk di të vetëndryshojë.

Për të ardhur deri këtu, në këtë moment final të seleksionimit të lojtarëve që do të hyjnë në fushë për ndeshjen e 25 Prillit, ne i kemi vendosur prej kohësh piketat e procesit të seleksionimit dhe ndryshe nga herët e tjera ne kemi futur në këtë proces edhe një mekanizëm të ri përthithje të lojtarëve më të rinj platformën digjitale “Deputeti që duam”, e cila ka pasur një shprehje prekëse interesi nga shumë të rinj e të reja.

Ne nuk jemi këtu thjesht që të fitojmë zgjedhjet dhe pastaj shohim e bëjmë. Sepse ne jemi forca që qeveris dhe që do të qeverisë. E pra duhet të vazhdojmë të garantojmë betejat për Shqipërinë që do të thotëse ne nuk na lejohet të bëjmë skuadra sa për të fituar zgjedhjet pasi ne kemi detyrimin të jemi shumë të qartë, konkretë dhe të garantojmë rezultatet e duhura në vazhdimësinë e qeverisjes”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP