Media e madhe britanike: Shqipëria, destinacioni evropian që sfidon pritshmëritë e turistëve

Me rritjen e kostove të pushimeve verore, turistët po kërkojnë destinacione që ofrojnë eksperienca të pazakonta pa ndikuar në buxhetin e tyre, shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike ‘Daily Express’.

Ne kemi zbuluar disa vende jo shumë të njohura por miqësore me portofolin, që sfidojnë pritshmëritë standarde të turistëve, duke siguruar aventura të vërteta me shpenzime minimale.

Jason Higgs, një ekspert udhëtimesh, ka identifikuar nëntë vende unike që janë të përballueshme përsa i përket buxhetit – mes të cilave kryeson Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria, destinacioni europian me detet e mrekullueshme dhe me qytetet e bukura – ka një kosto mesatare ditore prej vetëm 27 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hulumtimi ynë tregon se disa nga përvojat më të paharrueshme të udhëtimit mund të gjenden në qoshet më pak të eksploruara të botës”, tha Higgs.

“Këto destinacione ofrojnë kursime të konsiderueshme, dhe gjithashtu zhytje autentike kulturore dhe bukuri natyrore mahnitëse”, shtoi ai.

Shqipëria, ky thesar ballkanik krenohet me peizazhet malore mahnitëse, qytetet e bukura bregdetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore.

Nga qyteti historik i Beratit në Rivierën piktoreske shqiptare, Shqipëria ofron një mori përvojash me kosto të përballueshme krahasuar me fqinjët e saj evropianë.

“Në Shqipëri, ju mund të shpenzoni mesatarisht 27-37 euro në ditë, duke përfshirë akomodimin, transportin dhe ushqimin. Ushqimet e kuzhinës së shijshme mesdhetare si mishi i qengjit, djathi dhe ushqimet e detit janë shumë të lira”, tha Higgs.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?