Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Media e madhe britanike: Shqipëria, destinacioni i ri i arratisjes për britanikët

Media e madhe britanike: Shqipëria, destinacioni i ri i arratisjes për britanikët

Politikë
E enjte, 8 Gusht 2024 09:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Destinacioni i ardhshëm i pushimeve verore është vetëm tre orë larg Britanisë së Madhe me rrugë ajrore, shkruan Owen Leonard në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”.

Harrojeni të shpenzoni shuma marramendëse në destinacionet e njohura të mbipopulluara me turistë, ekziston një alternativë më pak e njohur, me çmime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse.

Çmimet e hoteleve kushtojnë vetëm 35 euro për një natë, ndërsa vizitorët e huaj nuk kanë më nevojë për viza – për të hyrë në vendin mesdhetar, Shqipëri.

Këto ujëra të kristalta blu nuk ndodhen në Spanjë, Greqi apo Itali, por në Shqipëri.

Plazhet mahnitëse dhe hotelet luksoze të Shqipërisë sapo kanë nisur të zbulohen.

Shqipëria, gjithashtu krenohet me qendrat mahnitëse kulturore dhe vargmalet e shumta.

E pasur me brigje dhe vargmale mahnitëse, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë,të lodhur nga vendet e mbipopulluara turistike si Greqia dhe Majorka.

Sipas “Albania Tour Guide”, një dhomë dyshe në një hotel kushton pak më shumë se 35 euro për një natë.

Pushuesit gjithashtu mund të shijojnë një drekë ose darkë në restorantet lokale me më pak se 12 euro.

Shqipëria mundësoi udhëtimin pa viza këtë vit për 84 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, pasi vendi mesdhetar po përqafon një bum turistik.

Kryeqyteti, Tirana është vetëm tre orë larg me linjë ajrore nga Londra.

Vendi më pak i njohur evropian, i vendosur në juglindje të kontinentit, regjistroi shifra rekord në sektorin e turizmit në vitin 2023.

Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, shpenzimet ndërkombëtare ishin 45% më të larta se në vitin 2019, viti i mëparshëm me një numër rekord vizitorësh.

Turistët e etur për Rivierën Shqiptare mund të vizitojnë jugun, ndërsa aventurierët mund të eksplorojnë fshatin malor të Thethit.

“Nëse udhëtoni në Rivierën Shqiptare qëndroni në Sarandë ose Ksamil në jug të Shqipërisë, pasi ajo është zona më e bukur e rivierës”, shkruan në faqen e saj guida turistike private shqiptare “Manon”.

Pjesa më e madhe e pikave turistike, si ishujt e Ksamilit, Syri i Kaltër i Sarandës, vendet e UNESCO-s si Gjirokastra dhe Butrinti ndodhen përreth kësaj zone.

Qëndrimi në hotelet në Sarandë ose Ksamil kushton rreth 35 euro për një natë.

Vendi mesdhetar ofron një numër vendpushimesh luksoze për ata që duan të pushojnë si mbretër gjatë udhëtimit të tyre.

“Travel and Tour World” ka rekomanduar një pjesë të hoteleve të njohura të vendosura përgjatë vendit ballkanik.

Gradualisht, Shqipëria është shndërruar në një vend perëndimor , që nga rënia e regjimit komunist në vitet 1990.

Vendi mesdhetar, është kthyer në një opsion të ri arratisjeje për britanikët, pavarësisht bumit të fundit turistik.

Vija bregdetare, malet dhe qytetet historike, Shqipëria i ofron të gjitha.

Turistët mund të hanë dhe pinë jashtë me çmime të lira, në krahasim me destinacionet e tjera evropiane

Riviera Shqiptare duket kaq mahnitëse.

Mund t'ju interesojë

Në gjurmët e Rrugës Egnatia, mes natyrës dhe mikpritjes së banorëve të zonës

Në gjurmët e Rrugës Egnatia, mes natyrës dhe mikpritjes së banorëve të zonës

Para 20 orësh
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Turistët nuk u larguan me fundin e verës, shtatori solli rritje të vizitorëve në Shqipëri

Turistët nuk u larguan me fundin e verës, shtatori solli rritje të vizitorëve në Shqipëri

16 Nëntor 2026, 14:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 6 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 7 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 8 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 8 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.