Media e madhe gjermane, DW shkruan për afganët e mbërritur në Tiranë
Nga DW
Arrin në 275 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri. 4.000 refugjatë priten të vijnë në Shqipëri pas lutjes nga SHBA.
Burime zyrtare nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftojnë që në orën 01:00 pas mesnatës të shtunën (28.08) mbërritën në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës,”Nënë Tereza” dy avionë me refugjatë afganë: njëri direkt nga aeroporti i Kabulit dhe tjetri nga ai i Dohas. Nga Kabuli mbërritën 95 refugjatë kurse nga Doha 59. “Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 275 vetë të arratisur nga Afganistani fatkeq ndër të cilët gra, aktivistë të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë së bashku me familjet e tyre,” shkruajti në median sociale, kryeministri Rama, që i priti vetë në aeroport të sapordhurit.
Mes refugjatëve politikë afganë të sapombërritur në Shqipëri ka edhe dy foshnja. Dy grupet e sotme u sistemuan në hotelet e qytetit bregdetar të Durrësit. Drejtuesja e Task-Force, për të menaxhuar qëndrimin e afganëve në Shqipëri, Ministrja e Jashtme Olta Xhaꞔka sqaroi situatën lidhur me akomodimin e grupeve që priten në vijim.
Ajo tha se “grupet e tjera do të qëndrojnë në konviktet e qytetit “Studenti” derisa të lirohen strukturat hoteliere nga piku i sezonit turistik”.
Kryeministri Rama vizitoi të premten, (27.08) grupin e parë të refugjatëve afganë të sistemuar në hotelet e Durrësit. Burime zyrtare citojnë kryeministrin Rama t’u ketë garantuar redugjatëve afganë kushte normale jetese dhe siguri.
Shqipëria është angazhuar për të pritur dhe mbështetur 4 mijë qytetarë afganë që kanë punuar me strukturat e ushtrisë ameikane dhe u kërcënohet jeta nga regjimi i talibanëve.