Media franceze sugjeron të vizitohet Shqipëria. Rama ironizon: Kaq budallenj këta!
“Të mbyllur ndaj turizmit gjatë viteve të gjata të një regjimi komunist nga më të ashpërit, Shqipëria sot mund të jetë një destinacion në rritje. Avantazhet e saj: Një bregdet Adriatik ëndrrash që është një zgjatim i atij të Malit të Zi, me zona të thella malore të përshtatshme për alpinizëm dhe kryeqyteti, Tirana, drithëruese dhe e ngjyrosur, ku mbetjet otomane, italiane dhe socialiste janë në krahë të bareve moderne. Mbetet për t’u zbuluar”- thuhet në artikullin e medias franceze.
Por në lidhje me këtë shkrim ka reaguar kryeministri Rama në Facebook, i cili nuk nguron të ironizojë .
“Çudi e madhe! Si ka mundësi që edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnjë lidhje me mua përveç ngjashmërisë me mbiemrin?), e përjavshmja popullore franceze sugjeron Tiranën, si një ndër dhjetë destinacionet turistike të këtij viti?! Tirana e betonizuar e njëmijë e një të zezave një ndër dhjetë destinacionet më të preferuara për francezët?! Kaq budallenj të jenë vallë edhe këta?!”- ka shkruar Rama.

KOHA JONË SONDAZH

