FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media franceze sugjeron të vizitohet Shqipëria. Rama ironizon: Kaq budallenj këta!

Media franceze, konkretisht faqja e njohur në internet “télérama.fr” ka publikuar një artikull për 10 vendet që duhen vizituar patjetër gjatë vitit 2017. Ndër të tjera në artikull përmendet dhe Shqipëria si një vend tërheqës që duhet vizituar.

“Të mbyllur ndaj turizmit gjatë viteve të gjata të një regjimi komunist nga më të ashpërit, Shqipëria sot mund të jetë një destinacion në rritje. Avantazhet e saj: Një bregdet Adriatik ëndrrash që është një zgjatim i atij të Malit të Zi, me zona të thella malore të përshtatshme për alpinizëm dhe kryeqyteti, Tirana, drithëruese dhe e ngjyrosur, ku mbetjet otomane, italiane dhe socialiste janë në krahë të bareve moderne. Mbetet për t’u zbuluar”- thuhet në artikullin e medias franceze.
Por në lidhje me këtë shkrim ka reaguar kryeministri Rama në Facebook, i cili nuk nguron të ironizojë .

“Çudi e madhe! Si ka mundësi që edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnjë lidhje me mua përveç ngjashmërisë me mbiemrin?), e përjavshmja popullore franceze sugjeron Tiranën, si një ndër dhjetë destinacionet turistike të këtij viti?! Tirana e betonizuar e njëmijë e një të zezave një ndër dhjetë destinacionet më të preferuara për francezët?! Kaq budallenj të jenë vallë edhe këta?!”- ka shkruar Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Screenshot001

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?