Media franceze sugjeron Tiranën për t’u vizituar, ironia e Ramës: Kaq budallenj këta të huajt?

Media franceze Telerama ka publikuar listën e 10 qyteteve që duhen vizituar.

Mes tyre është edhe Tirana

“Për kuriozët: Tirana”, shkruan “Telerama.fr”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I ndaluar për turizëm gjatë periudhës komuniste, në 2017 Shqipëria është një vend që duhet parë nga afër. Është një destinacion në rritje. Pikët e forcës janë bregu Adriatik, kryeqyteti Tirana,i gjallë dhe plotë ngjyra, një vend për t’u zbuluar”, shkruan media franceze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Linkun e ka shpërndarë dhe kryeministri Rama duke ironizuar.

“Çudi e madhe! Si ka mundesi qe edhe Telerama (ju siguroj se nuk ka asnje lidhje me mua perveç ngjashmerise me mbiemrin), e perjavshmja popullore franceze sugjeron Tiranen, si nje nder dhjete destinacionet turistike te ketij vit?! Tirana e betonizuar e njemije e nje te zezave nje nder dhjete destinacionet me te preferuara per francezet?!Kaq budallenj te jene valle edhe keta?!”, shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?