Ish-kryeministri maqedonas, Gruevski iku nga Shqipëria në Hungari

(Shkrim i publikuar sot në median serbe Politika.rs):

“Ish-kryeministri maqedonas ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë, dhe më pas është pranuar në ambasadën e Hungarisë për tu pajisur me dokumentat e nevojshme për të kaluar kufirin. Kompania “Malev” mëngjesin e të nesërmes ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest.

Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë është në Budapest, ku ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze. Në Shkup ai shmangu dënimin me dy vite burg, ku akuzohet për rastin “Tanku”, pasi bleu një Mercedes Benz luksoz me vlerë 580 mijë euro.

Burimet pranë qeverisë thanë se policia ishte gati ta arrestonte Gruevskin, i cili kaloi kufirin maqedonas-shqiptar me pasaportë false dhe në mënyrë të paligjshme u nis drejt Tiranës dhe më pas fluturoi drejt Budapestit. Të njëjtat burime thanë se ekuipazhi i avionit nuk kishte asnjë ide se kush ishte pasagjeri me kapele dhe syze dielli, të cilat nuk i kishte hequr as në aeroplan.

Ishte ora 10:00 e mëngjesit kur hyri në fuqi urdhëri maqedonas për të arrestuar Nikolla Gruevskin, por në atë kohë ai kishte mbërritur në Budapest, ku dërgoi një mesazh të ngrohtë për autoritetet në Shkup ku thoshte se e do Maqedoninë dhe do të jetë gjithmonë me të. Por natyrisht liria është më e rëndësishme.

Autoritetet në Shkup kishin arsyet e tyre të forta për të arrestuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Por tani është shumë vonë, pasi “zogu” është arratisur dhe tani autoriteteve u mbetet të gjejnë se kush e ndihmoi Gruevskin të largohej nga Shkupi.

Ai ishte nën mbikqyrje të rreptë policore për 20 orë. Apo as policia nuk e dinte se ku ishte? Si është e mundur që Gruevski kaloi kufirin maqedono-shqiptar pa u identifikuar nga shërbimet kufitare maqedonase dhe shqiptare. Kush e realizoi gjithë këtë, kush fshihet nga pala shqiptare? Apo vëllai i madh në anën tjetër të Atlantikut ka arritur në përfundimin se është më elegante që Gruevski të “lëvizte” në Hungari”. Për një të ardhme të afërt do të ketë një shakaxhi, nëse Zaev nuk është konstruktiv siç duan Tirana dhe Uashingtoni.

Këto shkruan media serbe referuar burimeve nga Tirana dhe nga Budapesti. Por të bën të dyshosh se si ka kaluar kufirin shqiptar dhe si ka lëvizur nëpër Tiranë, ish-kryeministri maqedonas, ndërkohë që ka shkuar dhe në ambasadën hungareze në kryeqytet? Si ka mundësi që SHISH apo policia kriminale nuk ka patur informacion? Apo çdo gjë është bërë në kordinim të plotë të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit maqedonas Zaev, pasi ka dyshime se ai vetë e ka lejuar të largohet nga Maqedonia në këmbim të disa votave nga radhët e opozitës maqedonase, të cilët votuan ndryshimet kushtetuese bashkë me Zaevin?

Përgatiti: Jonida Halili

 

 

SHKARKO APP