Mediat e huaja: Berisha rrezikon 4 deri në 12 vite burg

Votimi i parlamentit për arrestimin e liderit të opozitës, Berisha, është lajm në mediat kryesore botërore.

“Tymuese në parlament teksa ish-udhëheqësit të Shqipërisë iu hoq imuniteti”. Ky është titulli i prestigjiozes britanike, “The Guardian” për votimin e së enjtes në parlament ku u miratua kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Gazeta përmend tensionin në sallë dhe protestën e mbështetësve të opozitës jashtë tij.

“Sali Berisha, 79 vjeç, i cili dominoi politikën shqiptare në fillim të viteve 1990 si kryetar i shtetit dhe më pas si kryeministër konservator nga 2005 në 2013, tani përballet me arrestimin e mundshëm dhe nëse shpallet fajtor, me një dënim nga 4 deri në 12 vjet burg” – citon “The Guardian” që më pas citon edhe deklarata të Berishës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?