Mediat kroate, portret Ramës: Sportist, katolik, shkrimtar, bohem dhe armiku numër 1 i Serbisë
“Kryeministri i Shqipërisë, me gjasë është njeriu më i urryer në Serbi, por edhe politikani më i gjallë në Ballkan. Bohem, sportist, artist. Po ashtu publiku shqiptar e njeh edhe nga fotografitë e tij në plazhet nudiste, ku Rama natyrisht shfaqet i zhveshur.
Rama ka lindur në Tiranë, në një familje katolike, fëmijë i skulptorit Kristaq Rama dhe bashkëshortes së tij Aneta, një nga femrat e para stomatologe.
Si i ri, i gjatë dy metra, ka luajtur basketboll për Dinamon e Tiranës. -Me gjatësi i ka lënë të gjithë mbrapa, ka qenë njëri nga të rrallët shqiptarë që ka mundur ta fusë topin në kosh-thonë shqiptarët.
Përveç sportit, babai e kishte orientuar drejt artit kështu që ai e ka përfunduar pikturën, ka publikuar disa libra, ndërsa më vonë ka filluar të japë mësim në Tiranë.
Më 1994 ka shkuar në Paris, ku ka planifikuar të jetojë si artist”, shkruan Vecernji List.
Më pas Vecernji List merret edhe me Ramën si kryetar i Bashkisë së Tiranës duke theksuar se ai e ka shndërruar atë nga nja kasaba të errët në një qytet europian relativisht modern, të pastër, të gjelbër duke ngjyrosur ndërtesat gri komuniste me ngjyra të gjalla dhe për këtë arsye ai më 2004 kishte marrë çmimin “Kryebashkiaku i botës”./Express
KOHA JONË SONDAZH

