Mediat serbe: Deklarata e Ramës, “tentim për poshtërim të Serbisë”

“Nuk do të lejoj askënd të na poshtërojë mes Beogradit”, ishte titulli i televizionit B92, i cili ka cituar replikën e kryeministrit serb, Vuçiç, ndaj Ramës, pas deklaratës së kryeministrit shqiptar për pavarësinë e Kosovës, raporton Telegraf.

E përditshmja Blic ka si titull fjalët e kryeministrit serb, Vuçiç, i cili e ka quajtur provokim fjalimin e kryeministrit shqiptar, “Rama provokon, Serbinë askush nuk do ta poshtërojë”.

Ndërkaq agjencia e lajmeve Tanjug e ka titulluar takimin historik “Rama shkeli protokollin, Vuçiç: Nuk lejoj të na përulin”.

Rama gjatë fjalës së tij tha se “pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm dhe këtë Serbia duhet ta kuptojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

SHKARKO APP