FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat zvicerane, jehonë transformimit të Tiranës: “Sexy” në mënyrën e saj unike

Tirana është sërish në fokusin e promovimit të mediave franceze dhe zvicerane, “Je Papote”, “Voyage Privé” dhe “Tages-Anzeiger” të cilat e përshkruajnë Shqipërinë si thesarin e fshehur të Mesdheut me një bregdet magjepsës dhe kulturë të pasur.

Transformimi me ritme të shpejta i Tiranës i ka habitur drejtuesen e seksionit të udhëtimeve të një prej të përditshmeve më të mëdha zviceriane në gjuhën gjermane Tages-Anzeiger.
Ndaj dhe Paulina Shçeshniak e diplomuar për histori arti, pasi bëri një udhëtim në të kushtoi një artikull të gjatë ku shpreh vlerësimet më të larta.

Pas dekadash të tëra ndërtimesh me arkitekturë të ngurtë dhe me kënde gjatë periudhës së diktaturës, Tirana tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër, që bëri që ajo dhe ekipi që e shoqëronte në udhëtim të binte në dashuri.
Dhe kjo për faktin se, siç shkruan që në krye të artikullit “Tirana është bërë seksi në mënyrë rastësore, plot me ide dhe ku gjithashtu gatuhet mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dikur diktatori krenohej vetëm me Hotel Tiranën, si ndërtesën më të lartë të kryeqytetit. Ndërsa sot, sheshi qendror ashtu si gjithë kryeqyteti është një kantier ndërtimi.
Shumëkatëshit e rinj e i kanë dhënë qendrës, një pamje jokonvencionale dhe lozonjare, duke veçuar një ndërtesë me ngjyrë ari, një tjetër me formën e kokës së heroit kombëtar apo atë me hartën e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sy, gazetares zviceriane i ka rënë edhe Piramida e shndërruar sot në një qendër të gjallë plot art ku mësohet për tekonologjinë e informacionit, nga një vend i zymtë i ngritur për të përkujtuar diktatorin e vdekur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?