Mediu dënon arrestimin e kryeredaktorit të Koha Jonë: Me protestë e me votë, kjo qeveri policore duhet të largohet

Kryetari republikan Fatmir Mediu dënon arrestimin e kryeredaktorit të Koha Jonë, Qamil Xhani ndërsa apelon për rrëzimin e regjimit të korruptuar të Kryeministrit Edi Rama. Sipas Mediut, me protestë e me votë, kjo qeveri policore duhet të largohet.

Statusi i Fatmir Mediut

🔹Marrja me forcë para derës se redaksisë së kryeredaktorit të gazetës “Koha Jonë”, Qamil Xhani, është akti i radhës i dhunës me të cilën Policia e Shtetit është duke vepruar, duke u kthyer në një vegël qorre të pushtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

🔹Shoqërimi në komisariat, goditjet gjatë rrugës, por edhe indiferenca e efektivëve dhe shefave ndaj spjegimeve të gazetarit Xhani, që po raportonte mbi protestën, spjegojnë më së miri se kjo trupë, nuk ka më asnjë lidhje me uniformën e nderuar të policit, ka harruar kushtetun dhe ligjin para të cilit është betuar, ka harruar dhe nëpërkëmbur qytetarin, nga i cili paguhet dhe të cilit duhet t’I shërbejë.

Swiss Digital Mobile Reklama

🔹Prangosja e gazetarëve, është ndër veprimet e fundit, të cilët i venë shkelmin demokracisë, I marrin frymën dhe I heqin zërin shoqërisë civile, duke e barazuar Shqipërinë me vendet diktatoriale.
🔹Njëkohësisht edhe një ndër aktet të cilat na bëjnë të reflektojmë për të kuptuar përgjegjësinë e largimit sa më shpejtë të këtij regjimi të korruptuar. Me protestë dhe me votë, kjo qeveri policore, duhet të largohet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?