Mediu i kthehet Ramës: Ti je njeriu që i bëri kriminelët politikanë, nuk bëhem pjesë e lojës tënde
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se nuk do të bëhet pjesë e lojës së tij, ku akuzon se Rama është njeriu që kriminelët i bëri politikanë. ”Ndryshe nga ty unë e kam për nder të respektoj çdo republikan dhe demokrat që më ka votuar. Kam pas nderin dhe kënaqësinë të kem pasur lider Sabri Godon, i cili njerëz gojëlig si ty i neveriste. Kam pasur dhe e kam për nder të kem punuar me Sali Berishën që e bëri Shqipërinë vënd anëtarë të NATO-s”,-shkruan Mediu në facebook.
Postimi i plotë
Edi Rama njeriu që shkatërroi vendin dhe ka ndërtuar regjimin më të korruptuar, njeriu që i bëri kriminelët politikan, horrat biznesmen dhe batakcinjtë nderin e qeverisë ka përfolur sot gjithë përfaqësuesit e opozitës. Edi Rama unë kam qenë në të djathtë e do jem në të djathtë, në mbështetje të pronarëve që ti i rrëmben pronat me dhe pa ligj.
Ndryshe nga ty unë e kam për nder të respektoj çdo republikan dhe demokrat që më ka votuar. Kam pas nderin dhe kënaqësinë të kem pasur lider Sabri Godon i cili njerëz gojëlig si ty i neveriste. Kam pasur dhe e kam për nder të kem punuar me Sali Berishën që e bëri Shqipërinë vënd anëtarë të NATOs.
Kam qenë, ngelem besnik i PR dhe aleat i PD jo si ty që shkon në cdo hu për të mbajt pushtet dhe shkatërruar Shqipërinë. Nuk jam bërë e nuk bëhem pjesë e pazarit tënd për të hequr votat e të djathtës, siç bën ti me pelivanë të politikës. Lojën tënde të pistë për të vjedhur zgjedhjet mund dhe duhet ta ndal vetëm një opozitë e bashkuar dhe cdo njeri që nuk i bashkohet pazarit të fëlliqur që ti bën cdë ditë.