Mediu me të rinjtë: Bëhuni uragani që sjell ndryshimin dhe shkatërron të keqen!

Në një takim të zhvilluar me të rinjtë në Don Bosko, Tiranë, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha e ka besim dhe është optimist për rininë dhe i cilësoi ata si katalizator të ndryshimit.

Mediu shprehu shqetësimin e tij për largimin e të rinjve dhe rrezikun që i kanoset sot familjes shqiptare nga ky fenomen.

Mediu theksoi se rinia nuk duhet të lejojë një njeri të vetëm t’ju vjedhë ëndrrat dhe të ardhmen e tyre, të shkatërrojë arsimin, ekonominë dhe familjen që është baza e shoqërisë.

Mediu: Në pesë të rinj, tre nga ata janë të pa punë. Gjatë pandemisë kjo papunësi u shtua dhe me 20%. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria. Mbi 90% e atyre që kanë studiuar jashtë dhe studiojnë jashtë, me mundin dhe djersën e prindërve të tyre, nuk duan të kthehen në Shqipëri. Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar, pjesa më e madhe të rinj dhe të reja, intelektualë, profesionistë, duke krijuar kështu një problem shumë të madh në vendin tonë, për familjet tona, një problem të madh sa social, por edhe ekonomik dhe politik.

Ne kemi shumë për të bërë dhe ajo që është shumë e rëndësishme, po e filloj nga mundësia për arsim dhe edukim që duhet të ketë brezi i ri. Prandaj për të gjykuar në datën 25 Prill se si duhet votuar, do t`ju lutesha ju të rinjve, por dhe ne të tjerët, të gjykojmë me njëri-tjetrin në familje. Jetën, lirinë dhe dinjitetin jau ka falur Zoti dhe mos i lini peng as të Edi Ramës dhe as të ndonjë politikani tjetër. Atë cka jua ka dhënë Zoti mbajeni fort, zhvillojeni sepse jeni njerëz që i keni të gjitha dhuntitë dhe duhet të keni dinjitetin për t`i cuar gjërat përpara dhe për të dhënë zgjidhjet e duhura.

SHKARKO APP