Mediu: Mos të lejojmë një tjetër regjim shtypës të na rrëmbejë të ardhmen

Në vijim të takimeve elektorale, kreu i PR-së Fatmir Mediu, kandidat për deputet me numrin 7 i ”Aleancës për Ndryshim”, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në njësinë nr.1 në zonën e Shkozës, Tiranë. Mediu tha se është e rëndësishme të jemi bashkë kundër përbuzjes dhe padrejtësive dhe se nuk duhet ta lejojmë poshtërimin dhe mohimin që Rama po u bën shqiptarëve.

“Kjo është një politikë djallëzore. Është politika më makabre që është zhvilluar në të gjithë historinë politike të këtyre 30 viteve, shpopullimi i Shqipërisë”. Nga ana tjetër, Mediu bëri thirrje që në emër të interesit kombëtar, mirëqenies dhe interesit familjar, të reflektonin dhe të votonin ndryshimin me 25 prill.

Ai theksoi se kjo datë duhet parë me shumë rëndësi pasi vendoset fati i vendit, vendoset për të ardhmen duke i thënë jo krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës, duke ndjekur kështu rrugën evropiane. ”Partia Republikane dhe Partia Demokratike, kanë 30 vjet në një bashkëpunim me njëra-tjetrën, në një bashkëpunim kundër regjimit komunist në fillim, për të ndërtuar demokracinë, për t`a bërë Shqipërinë si gjithë Evropa”,-tha më tej Mediu.

SHKARKO APP