Mediu në Bundestag: Mbështetja e Gjermanisë bazuar në rezultatet e qeverisë

Opozita ka ndërtuar një grup që po punon për reformën zgjedhore, kjo i është bërë me dije zyrtarëve të Bundestagut gjerman nga Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane. Aleati i PD-së, përmes një postimi në facebook, ka treguar se mëngjesin e sotëm ishte pjesë e takimit me deputetë të grupeve të ndryshme, teksa ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë do të jetë vetëm nga rezultatet e qeverisë. ”Deputetët vlerësuan se mbështetja e Gjermanisë për Ballkanin dhe Shqipërinë për rrugën Europiane, do të jetë permanente dhe e bazuar në rezultatet konkrete të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe plotësimit të detyrimeve mbi të cilat bazohet Integrimi Europian”,-shkruan në facebook, Fatmir Mediu.

Postimi i plotë 

Në vazhdim të vizitës në Berlin, mora pjesë në mëngjesin e grupit të deputetëve që oraganizon “Berlin Gathering”. Friedrich Ostendorff The Greens, Avert Weiler CDU/CSU, Alexander Krauß, CDU/CSU, Volker Münz FDP, Frank Heinrich CDU/CSU, Johannes Selle CDU/CSU, Herman Grohe CDU/CSU, Volkmar KLEIN CDU/CSU.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Bundenstag u takova me anëtarin e Komisionit të Jashtëm, Ulrich Lechte të FDP, Nënkryetarin e Grupit të FDP, Stephan Thomae si dhe anëtarin e Komisionit të mbrojtjes, deputetin Ingo Gadechens i CDU.

Swiss Digital Mobile Reklama

I falenderova për mbështetjen reale që i japin Shqipërisë për një qeverisje të drejtë, të pakorruptuar dhe një shtet kushtetues me standarte Europiane. Deputetët vlerësuan se mbështetja e Gjermanisë për Ballkanin dhe Shqipërinë për rrugën Europiane, do të jetë permanente dhe e bazuar në rezultatet konkrete të luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe plotësimit të detyrimeve mbi të cilat bazohet Integrimi Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?