Mediu: Në dorë të kujt jemi? Rama ka një mosvlerësim për genin tonë si shqiptarë

Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 në listën e “PD-Aleanca për Ndryshim”, për qarkun e Tiranës, vijon takimet me qytetarët.

Së fundmi ai është ndalur në zonën e Paskuqanit dhe Bulevardit të ri në kryeqytet.

Sipas tijDemokracia fiton vlerë, politika bëhet e përgjegjshme, kur njerëzit dalin dhe votojnë.

Pjesë nga fjala e Fatmir Mediut:

“E rëndësishme është që të flasim si miq dhe si njerëz me njëri-tjetrin, që ndajmë të njëjtat halle dhe preokupime dhe për të gjetur rrugët e zgjedhjes, cfarë do të bëjmë të gjithë së bashku.

Sot janë me qindra, me mijëra biznese që falimentojnë. Edi Rama ka shkatërruar në këto 8 vjet cdo mundësi për të zhvilluar ekonominë e vendit tonë. Ka shkatërruar sistemin shëndetësor, sepse këtë e ndiejmë sot me pandeminë. Ka rritur cmimet e ujit, të dritave, të naftës, të cdo gjëje që ne konsumojmë. Pra e ka rritur koston e jetesës në mënyrë të jashtëzakonshme dhe ka thelluar papunësinë.

Në çdo 5 të rinj, 3 janë të papunë. Pra cdo gjë që lidhet me jetën tonë dhe me qeverinë, ne shikojmë vetëm pamundësi, pabarazi, dhe në një kohë kur shoqëria varfërohet, Edi Rama dhe klani i tij vetëm pasurohen, dhe pasurohen me taksat e shqiptarëve. Edi Rama as ka dashur dhe as do të japë llogari, që taksat dhe paratë e shqiptarëve kanë shkuar thjesht në xhepat korruptivë të pushtetit, interesave të tij korruptive dhe kriminale.

Para disa ditësh ai kërkoi që shqiptarët të zëvendësohen me njerëz nga Bangladeshi, nga Pakistani apo nga India, sepse sipas tij shqiptarët janë të pa aftë, shqiptarët sipas tij janë përtacë, shqiptarët sipas tij nuk duan të punojnë. Në një kohë që shqiptarët jo vetëm punojnë, jo vetëm janë të aftë të ndërtojnë, dhe unë mendoj që kjo zonë këtu është shembulli i luftës, i sakrificës për të ndërtuar një jetë ndryshe, larg varfërisë, por kudo që kanë shkuar, në cdo vend të botës, shqiptarët kanë qënë triumfatorë, kanë fituar për të ndërtuar ekonominë e tyre familjare, madje kanë mbajtur dhe ekonomitë e familjeve tona, sepse kështu ka qënë shoqëria shqiptare, familja shqiptare.

Edi Rama ka një mosvlerësim për atë që është vlera më e madhe e jona, geni ynë si shqiptarë, si komb, për atë që ne jemi krenuar gjatë gjithë këtyre viteve, Edi Rama thotë sot që nuk vlen.

Prandaj po ju them që ne duhet patjetër të analizojmë me veten tonë, në dorë të kujt jemi. Në gjithë historinë tonë të shtetit shqiptar, po të lexojmë historinë, po të shikojmë politikën si është zhvilluar, nuk do të gjeni një të ngjashëm me Edi Ramën, nga mënyra si sillet me njerëzit.

Jemi në një moment shumë të rëndësishëm historik. Jemi në momentin që duhet të fillojmë të gjykojmë, e para duke vlerësuar veten tonë, që ne lirinë dhe jetën na e ka falur Zoti, angazhimin tonë për të ndërtuar mirëqënien familjare, dhe për të plotësuar interesat tona komëtare, e kemi detyrim dhe nuk mund të na zërë rrugën askush dhe askush nuk mund të sillet Zot mbi jetën dhe mbi fatet tona, të fëmijëve tanë.

Prandaj detyrimi i parë është që duhet të mendojmë se si duhet ta largojmë këtë qeveri dhe rruga për t`a larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar, në mënyrë të padiskutueshme është pjesëmarrja masive në votime. Demokracia fiton vlerë, politika bëhet e përgjegjshme, kur njerëzit dalin dhe votojnë.

E dyta pastaj padyshim është se si votohet. Dhe pyetja është e thjeshtë.
Do të pranojmë që Edi Rama të largojë shqiptarët nga Shqipëria apo shqiptarët të bashkuar duhet të largojnë njëherë e përgjithmonë Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar?

Unë mendoj që ka ardhur koha që ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar për të larguar Edi Ramën dhe regjimin e tij të korruptuar, dhe kjo është thirrja ime.”

SHKARKO APP