Mediu: Parlamenti Europian, i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri

Mediu shtoi ndër të tjera se, zgjidhjen për kthimin e opozitës në Kuvend ia kanë besuar ndërkombëtarëve, ndërsa theksoi se vendi i opozitës është pikërisht në atë sallë, por jo për të qenë thjesht një numër, por një zë që dëgjohet.

 

“Ne mbajtëm qëndrim për sjelljen parlamentare, parlamenti duhet të jetë përfaqësues, duhet gjetur konsensusi. Për këtë kemi besim tek ndërkombëtarët dhe tek Parlamenti Europian”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PR-së tha ndër të tjera se kthimi në sallën e Kuvendit nuk është një çështje mandatesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk është çështje mandatesh, por çështje parlamentarizmi. Kjo ka të bëjë me rolin e parlamentit. Është me rëndësi që të jemi në parlament. Aty duhet të ngremë zërin tonë por jo për pjesëmarrje formale, por që zëri ynë të dëgjohet”, vijoi ai.

“Mazhornca duhet të kuptojë se duhet drejtuar sipas rregullit, sipas Kushtetutës. Nëse do kemi funksionim të bazuar në këto principe do i kthehemi parlamentit, për këtë do diskutojmë edhe me ndërkombëtarët”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?