Mediu: Rama po kërkon të manipulojë zgjedhjet edhe në tavolinë
Kryetari i PR, Fatmir Mediu i ftuar në studion e “ABC News”, foli për listat e hapura 100% dhe koalicionet parazgjedhore.
Gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, kryetari i Partisë Republikane e konsideroi problematike, sjelljen e kryeministrit Rama.
Sipas tij kryeministri ka manipuluar dhe kërkon të manipulojë zgjedhjet edhe në tavolinë. Gjithashtu ai theksoi se me rëndësi është përfaqësuesit politik të tregohen të vërtetë me elektoratin.
“Marrëveshja e 5 qershorit u prish në mënyrë të njëanshme nga PS. Koalicionet janë taktika elektorale. Koalicionet formohen për shkak të interesave të partisë kryesore”, u shpreh Mediu.
Pjesë nga biseda në studio:
Çfarë interesi ka PR për zgjedhjet e ardhshme?
Mediu: Në qëllimin politik ka nevojë të maksimalizojë votën, në qëllimin e interesin kombëtar është pjesë e së djathtës dhe kërkon që kjo qeverisje të largohet një orë e më parë. Duhet të ndërtojmë një platformë politike të përbashkët që të bëjmë të ditura qëllimet tona, gjithashtu duhet t’i ofrojmë më shumë se sa banalet qytetarëve shqiptarë. Kur janë përcaktuar marrëdhëniet politike dhe bashkëqeverisje që është mirë të përcaktojmë se kush janë taktikat elektorale.
Çfarë keni arritur me PD?
Mediu: Kemi propozim konkret në respektim të Kushtetutës, por kemi përballë tashmë një njeri i cili nuk pyet për asnjë njëri, por kërkon të mbajë vetëm interesat e veta. Opozita nuk mund të presë dhe të shohë çfarë do të bëjë Edi Rama. Sipas marrëveshjes që është bërë duhet të fillonte regjistrimi i partive politike në 6 shtator. Edi Rama kërkon ta mbajë opozitën të lidhur në disa raporte që janë të vlefshme, por që mund të zhvillohen në mënyrë paralele, për ta
Partitë politike që Edi Rama u ka bërë oferta?
Mediu: Ka tentuar që të ndërtojë marrëdhënie me parti të opozitës.
A ka parti brenda koalicionit opozitar që do të kishte interes të ishte në zgjedhje pa koalicione të mëdha?
Mediu: LSI është pjesë e këtij koalicioni. Në këtë lloj rotacioni është me rëndësi, të mësohet çfarë u ofrohet qytetarëve shqiptarë, përtej emrit të partive. Kjo duhet të jetë qeverisja e shqiptarëve për të ndërtuar shtet. Nuk është e sikletshme për mua LSI në koalicion, por opozita ka një trung të vetëm. Rëndësi ka sa të vërtetë jemi me elektoratin që përfaqësojmë. Ky koalicion ka një lidership, një bosht dhe kjo është PD, çdo marrëdhënie tjetër që do të dobësonte këtë bosht, do të ishte i dëmshëm.
Sakaq ai shtoi: Një pjesë është aty për pazarin e radhës. Nuk mund të jemi ka naivë sa të mos kuptojmë që Damiani nuk bën rolin e tij, por të Edi Ramës.
Sa i përket debatit për 5G, Mediu theksoi se shumë vende të Ballkanit kanë marrë ndihma financiare nga ky proces.
“Kina është ajo që ofron mbështetje financiare sa i përket investimeve në infrastrukturë. Po të flasim për Shqipërinë, influenca kineze është prezente sot në Shqipëri, por duhet bërë një analizë se sa cenuese është kjo prezencë. Duhet të shohim gjeopolitikë në Ballkan me një këndvështrim tjetër, pasi prezenca kineze dhe influence ruse është shumë më e fuqishme në Ballkan”, u shpreh ai.