Mediu: Rama qëllimisht krijoi eksodin më të madh, tani duhet larguar ai

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me banorë dhe biznesmenë të njësisë administrative numër 7 dhe ka akuzuar qeverinë që ka lënë në mëshirë të fatit, pa mbështetje invalidët.

Mediu takoi edhe koordinatorët e qarkut të kësaj njësie dhe tha “Edi Rama ka shkatërruar ekonominë e ketij vendi, ka shkatërruar bizneset, ka shkatërruar mundësinë e punësimit dhe ka krijuar eksodin më të madh të shqiptarëve në mënyrë të qëllishme, largimin e të rinjve dhe të rejave. Duhet patjetër që në këtë mungesë shprese dhe besimi ne të jemi mesazhierët e shpresës dhe të besimit.”

Mediu i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit një detyrë qytetare për t’iu bashkuar rrugës së Shqipërisë europiane dhe shpresës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?