Mediu-Ramës: Mos dhuno por ktheja pronat pronarëve në Himarë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, në një deklaratë për mediat, ka reaguar lidhur me dhunën qeveritare siç ai e cilëson, që po ndodh në Shqipëri. Kreu i PR-së, është shprehur se po ushtrohet presion mbi pronarët në bregdetin e Jugut,  kryesisht në zonën e Himarës.

Përgjegjës për këtë, kreu i republikanëve bën Kryeministrit Edi Rama, ku dhe i ka drejtuar një mesazh.

Mediu tha se: “Partia Republikane dënon çdo formë të dhunës qeveritare mbi banoret e Himares dhe gjithë bregdetit dhe kërkon kthimin e pronave ne bregdet dhe mbare Shqiperine, si një e drejtë ligjitime e banoreve te këtyre zonave qe i kane ndërtuar dhe trashëguar këto prona ndër shekuj Partia Republikane kërkon të regjistrohen te gjitha pronat e pronareve te ligjshem shtepi apo prona te tjera ne Himarë, e gjithë bregdetin, te hipotekohen dhe pasjen me certifikatat e pronësisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, kreu i PR-së, ka theksuar se qeveria po legalizon në mënyrë të paligjshme pronat dhe atyre që e kanë prej shekujsh nuk ja njeh. Mediu ka bërë thirrje që të ndalet çdo projekt publik qe cenon pronën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo plan zhvillimi ka nevoje per gjykimin dhe mbeshtetjen e komunitetit. As Kryeministri dhe askush tjeter nuk ka te drejte te sillet si pronar me pronat e bregdetasve. Kjo perle e natyres shqiptare me potenciale te jashtezakonshme per zhvillimin e turizmit do te zhvillohet vetem atehere kur prona te shkoj tek I zoti, por njekohesisht, duke ruajtur vlerat historike. Betonizimi dhe babezia kane shkaterruar ato pak vlera historike qe I kane ngelur vendit tone dhe kjo eshte fatkeqesi kombetare”,- tha më tej Mediu.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?