Mediu: Shqiptarët duhet ti thonë jo padrejtësive, koha që të gjithë bashkë të bëjmë ndryshimin

Në vazhdën e takimeve elektorale me qytetarët, bizneset dhe njerëzit ne nevojë, kandidati me Nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime në zonën e Laprakës, në Tiranë. Z. Mediu u takua me bizneset që rrezikojnë falimentimin, ku fajtorja e vetme është qeveria me keq menaxhimin e saj, korrupsionin i cili është në nivel alarmant dhe taksat e larta dhe të padrejta në kurriz të shqiptarëve. Bizneset janë ato që mbajnë ekonominë e cila sot është në rrezik dhe investimet e huaja janë më të ulëtat në rajon për shkak të politikave aspak favorizuese. Eshtë qeveria ajo e cila duhet të stimulojë financiarisht në mënyrë që të ketë rritje dhe zhvillim. Po ashtu shumë invalidë vuajnë mungesën e mbështetjes së shtetit dhe janë në mëshirën e fatit për të përballuar faturën e shtrenjtë të COVID dhe familjes së tyre. Ky është mosrespektim i të drejtave të njeriut dhe shkelje e tyre.

Mediu gjatë takimeve të tij, theksoi se:

“Partia Republikane është shquar si partia e njerëzve të mirë, e njerëzve të drejtë, gjithmonë në interes kombëtar dhe në interes të ideve të cilat janë interesat e djathta. “

Shtyllat mbi të cilat mbështetet kjo parti janë familja, puna dhe prona, parime shumë të rëndësishmë për cdo njeri dhe të vetmet që mund të cojnë individin dhe shtëtin përpara.  Aferat korruptive të kryeministrit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pasdore cdo shqiptar dhe po fundosin cdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit. Kjo shprehet qartazi me tendencën në rritje të shqiptarëve për të braktisur vendin. Ai u shpreh se shqiptarët meritojnë shumë më shumë se kaq, një kryeministër dinjitoz, vizionar që punon për interesat kombëtare dhe jo atë personale, që nxit ekonominë, punësimin, që respekton vlerat morale dhe njerëzore që kanë shqiptarët, sic ishte rasti i Arjanit, i cili sakrifikoi për të shpëtuar jetën e njerëzve të tjerë. Si përfaqësues i një partie që bazë kryesore ka familjen, ai shtoi se duhet luftuar pikërisht pët të mbajtur bashkë dhe të fortë familjen shqiptare e cila sot po kërcënohet nga kjo qeveri.

“Aleanca për Ndryshim” ka krijuar një front të përbashkët politik, me në qendër individin, familjen dhe interesat tona kombëtare. Kjo është arsyeja pse fitorja e 25 prillit duhet të anojë nga ky koalicion, i cili mendon për vendin dhe ka një program të qartë dhe vizionar.

Ai theksoi se vota nuk duhet shitur dhe se secili duhet të sigurojë votën e vet duke e cuar tek e drejta, dinjiteti dhe e ardhmja dhe jo tek krimi dhe korrupsioni dhe se politika nuk është pronare mbi jetën e shqiptarëve por pronarë të vërtetë të jetës duhet të jenë vetë shqiptarët dhe politika në shërbim të tyre.  Ai i ftoi të gjithë të votojnë në mënyrë masive, pasi vota është i vetmi mjet demokratik që sjell ndryshimin.

SHKARKO APP