Mediu takon zëvendësin e Klinton: Në SHBA nuk do të mungojnë kurrë miqtë e Shqipërisë
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur sot se, “në SHBA nuk do ti mungojnë miqtë e Shqipërisë. Mediu ka bërë publike një foto me Kandidatin për zv/President në krah të Hillary Clinton, mikun Senatorin Tim Kaine gjatë vizitës në Uashington DC.
“Tim Kaine pata kënaqësinë ta takoj gjatë vizitës në Amerikë, ai ka një eksperiencë të gjatë politike dhe është mik dhe vlerësues për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Debati politik në zgjedhjet në Amerikë shtron para nesh një sërë detyrimesh.
Tashmë NATO nuk mund të shihet vetëm si një aleancë ku mund të përfitosh, por edhe si një kontribut i vendeve anëtare të saj për të shpenzuar 2% të GDP për FA, siç ka kërkuar kandidati Republikan Trump.
Po ashtu në sigurinë e informacionit, Cyber Security në mënyrë që të mos përfundojmë si vend anëtarë pa të drejtë që te kemi informacionet kryesore dhe të jemi pa rol në vendimmarrje.
Ne kemi interes që Administrata e re Amerikane të ketë vëmendje të vazhdueshme në marrëdhëniet strategjike me Shqipërinë ndaj do ishte e pafalshme sjellja foshnjore e qëndrimeve kundër njërës apo tjetrës alternative.
Zgjedhjet zhvillohen në Amerikë dhe nuk ka ngelur që “udhëheqësit e mëdhenj” shqiptarë të deklarojnë si duhet votojnë Amerikanët.
Ne kemi një përgjegjësi përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri, të cilat me këtë mazhorancë janë të pamundura”, shkruan Mediu në profilin e tij në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

