Mediu: Të huajt të qëndrojnë larg ‘pazarit të gjësë së gjallë’ në Kuvend
Ndërkohë që mediat pranë qeverisë po e shtojnë presionin, duke theksuar se brenda opozitës mund të ketë rrjedhje deputetësh në rast se votohet reforma në drejtësi, PD ka mbledhur aleatët e saj.
Ndërsa Fatmir Mediu i PR dhe Dashamir Shehi i LZHK thanë se përkrahin deklaratën e kreut të PD, Lulzim Basha se opozita do djegë mandatet nëse ka rrjedhje deputetësh.
“Opozita nuk ka vend në Parlament nëse mazhoranca shkon në Kuvend në mënyrë të njëanshme”, tha Mediu.
Madje ai e kishte një paralajmërim edhe për diplomatët e huaj.
“Shpresoj që ‘pazari i gjësë së gjallë’ në parlamentin shqiptar të ketë marrë fund. Ky pazar është i ambientit shqiptar nuk ka pse të shkojë përtej ambientit shqiptar,” tha Mediu.
KOHA JONË SONDAZH

