Mediu: Të mbajmë rininë në Shqipëri, duke i krijuar kushte më të mira punësimi

Një nga plagët e shoqërisë shqiptare është largimi i të rinjëve. Shifrat e larta të largimit të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së për Fatmir Mediun vijnë vetëm prej keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Në takim me të rinjtë në Tiranë, kreu i PR-së dhe kandidat për deputet në listës së koalicionit ”Aleanca për Ndryshim”, theksoi se vëmendja e qeverisë dhe e shoqërisë duhet të jetë të afrimi i kushteve të punës për ta si dhe për ti krijuar mundësitë për një jetesë më të mirë në vendin e tyre

”Sot kemi regjimin më të korruptuar, më të inkriminuar në rajonin e Ballkanit, një regjim që s’ka të bëjë aspak me ëndrrën e fëmijëve tuaj, me ëndrrën e fëmijëve tanë, nuk ka të bëjë aspak me të ardhmen tonë për të ndërtuar të ardhmen tonë këtu në Shqipëri”,-tha ai. Nga ana tjetër, Mediu u shpreh se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për të vendosur fatin e tyre përmes votës në 25 prill.

””Aleanca për Ndryshim” më bën për vete më shumë se cdo gjë tjetër, është fakti që është përpjekur të jetë shumë konkrete në këto zgjedhje, me një program të qartë ekonomik, duke vendosur në plan të parë individin dhe mirëqënien e tij, duke vendosur në plan të parë familjen. Është ideja për të ndërtuar mirëqënien duke filluar nga gjithësecili nga ne, për të shkuar tek familjet tona dhe për të ndërtuar ekonominë kombëtare”,-tha më tej kreu i PR-së.

SHKARKO APP