Mediu tek Unaza e Re: Zonë e persekutuar ekonomikisht dhe politikisht, legalizimi duhet të marrë fund

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Unazës së Re, në Tiranë, ku bashkëbisedoi dhe pa nga afër problemet që shqetësonin banorët.

“Kjo zonë ka njohur jo vetëm persekutim ekonomik, por dhe persekutim politik. Nuk mundet kush të marrë pronën dhe të luajë me interesat e tua. Kjo histori e pafundme dhe e turpshme e shtetit kundër pronës, kundër të drejtës për të shfrytëzuar pronën dhe për ta vënë atë në shfrytëzim duhet patjetër të marrë fund,” tha Mediu.

Më tej ai theksoi legalizimi duhet të marrë fund sa më parë, që të kthehet prona në efekt ekonomik për qytetarët dhe se mënyra e vetme për ta arritur këtë është votimi në mënyrë masive kundër regjimit që po shtyp shqiptarët dhe që po pengon vendin drejt zhvillimit.

“Nuk munde të legalizojnë vetëm ata që paguajnë në xhepat korruptivë të shtetit, por çdo qytetar e ka të drejtën e parashikuar dhe duhet të vendoset me ligj. Legalizimi duhet të marrë fund sa më parë që të kthehet prona në efekt ekonomik për juve vetë dhe për familjet tuaja. Rruga e vetëm është që ne duhet të çohemi në 25 prill të votojmë në mënyrë masive kundër këtij regjimi të korruptuar,” vazhdoi Mediu.

Kandidati Nr 7 i Aleancës për Ndryshim, theksoi se midis shqiptarëve që duan dinjitet, punë dhe liri, Edi Rama është i dështuar. Pasi sipas tij ai ka përqafuar krimin dhe korrupsionin.

SHKARKO APP