Meidani: Duhen zgjedhje të reja, Rama të kërkojë falje

Ish-presidenti Rexhep Meidani medon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare e ndoshta edhe lokale, për shkak të depërtimit të elementëve kriminalë në politikë.

Në një intervistë për Panoramën, Meidani thotë se Edi Rama është përgjegjës “që u bëmë gazi i botës” me kandidaturat.

“Duhet pastuar me shpejtësi ndotja institucionale e deritanishme në nivel qendror e lokal, apo në administratat përkatëse. Pse jo, deri duke organizuar zgjedhje të reja parlamentare ose zgjedhje të pjesshme lokale. Sidomos kur dëgjohen pohime të llojit: nëse deputetët bëjnë atë që bëra unë, parlamenti mbetet me 70 deputetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Meidanit, Rama duhet të kërkojë falje publike qytetarëve dhe anëtarësisë së PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shton se Rama e ka bërë PS-në një parti klienteliste.

“PS e sotme, nga një parti e hapur, kolegjiale dhe liberale, është shndërruar në një parti klienteliste, unitare dhe autoritare, me veçori të ekzagjëruara të drejtimit ‘presidencial’. E thënë më thjesht, në përzgjedhjet e viteve të fundit ka gisht kryetari dhe një klientelë e vogël përreth tij, jo forumet dhe strukturat e partisë”.

Meidani e quan emailin e Ramës për ministrat një arrogancë dhe fyerje dinjiteti për anëtarët e kabinetit.

Duke komentuar aksionin e fundit anti-informalitet, Meidani thotë se përtej sukseseve që deklarohen, mbledhja e të ardhurave është larg planit dhe kjo “diku për paqartësi konceptore, diku për paaftësi individuale dhe diku për evazion dhe mitmarrje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?