Meloni i del në krah Ramës: Sulme dhe fushatë denigruese pse na ndihmon si Itali! (foto)

Kushdo që pati merak se meshkujt afrikanë do të dilnin rrugëve të Shëngjinit dhe të Lezhës për të bërë një shëtitje, ndërkohë që prisnin të vlerësohej kërkesa e tyre për azil në qendrat e ndërtuara nga italianët, mund të marrë frymë lehtësisht sepse ka masa ekstreme në kamp. Mjafton të shikohen fotot në fund të shkrimit për të krijuar idenë e saktë se si do të jenë emigrantët afrikanë.

Ndërkohë gjatë vizitës së saj kryeministrja e Italisë, Goergia Meloni i ka dalë në krah homologut të saj Edi Rama, duke thënë se ndaj qeverisë shqiptare nisi një fushatë denigruese.

“Do doja të thosha që jam e lumtur që jam këtu, që pata rastin t’ju takoj, që Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër situatën e punimeve që po realizohen në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar. Do doja të thosha, ashtu si kundër pamë dhe dëgjuam nga Rama, se vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar së bashku.

Falënderoj sërish kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar për ndihmën që na dhanë që ne të realizonim këtë marrëveshje, që shpresoj të jetë shembull për BE. S’më mbetet veçse të përsëris afërsinë e popullit italian me Ramën, për sulmet që i janë bërë. Kemi ndjekur një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare, kemi dëgjuar edhe etiketime sikur është narkoshtet, sepse nuk është hera e parë që qeveria shqiptare ofron ndihmë.

Edhe më parë, historia e Shqipërisë ka treguar se ka pasur dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë për këtë. Më kujtohet që në ditët më dramatike të Covid, Shqipëria na ndihmoi me 30 mjekë në Lombardi. Rama u falënderua për këtë dhe një ndër gazetat italiane e quajti përrallë e bukur e kryeministrit shqiptar dhe Rama quhet si kriminel sepse shumë kanë ndryshuar që kur qeveria vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e re shqiptare.

Unë erdha verën e kaluar dhe pata rastin të diskutoj për këtë marrëveshje, morëm parasysh disa kritere dhe kushte, duhet edhe ndihma e vendeve të tjera të BE-së, por edhe vende jashtë BE. Nuk na mbetet gjë veçse ta forcojmë këtë bashkëpunim. Kjo marrëveshje bazohet në tre objektiva, në luftën ndaj qenieve njerëzore. Zona e Shëngjinit dhe Gjadrit, Italia po kryen punimet për dy qendrat. Është një marrëveshje inovative, kur e kemi nënshkruar, dëshiroja të shndërrohej si model për vendet e tjera. Pjesa më e madhe e vendeve i drejtuan apel KE që këto vendet e BE të ndjekin shembullin e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ne ndodhemi këtu për për të lançuar punimet e kësaj strukture që do të presë emigrantët dhe ju e dini shumë mirë numrin e madh të klandestinëve që kanë mbërritur në brigjet e Italisë. Emigrantët që janë shpëtuar nga anijet italiane, në Shqipëri nuk do vijnë ato emigrantë, gratë shtatzëne dhe persona në moshë të caktuar. Do kryhen të gjitha procedurat e nevojshme, do të trajtohen kërkesat për Azil, do kemi përshpejtim të procedurave, kur emigrantët vijnë nga zonat e sigurta. Do të zgjerojmë numrin prejardhjen e emigrantëve që vijnë në Shqipëri”, deklaroi Meloni.

 

SHKARKO APP